Site icon Telegrafi

Pesë shenjat më posesive të Zodiakut: Xhelozinë e kanë në gjak, lehtë mund të kaplohen nga zilia

Qoftë për shkak të pasigurisë, frikës apo mungesës së besimit, ekzistojnë njerëz të cilët goxha lehtë bëhen xhelozë

Xhelozia në esencë është ndjenjë e ndërlikuar, e cila përjetohet kur e njihni dikë, i cili, sipas kritereve të caktuara, është më i mirë se ju.

Shumica e njerëzve bëhen xhelozë në ndonjë moment të jetës. Mirëpo, astrologët thonë që personat e lindur në këto pesë shenja të Zodiakut janë më xhelozë se të tjerët

Ata shpesh nuk dinë ta kontrollojnë këtë ndjenjë, as t’i kanalizojnë emocionet negative në mënyrën e cila të tjerëve nuk do t’u “bjerë në sy”, transmeton Telegrafi.

Dashi

Personat e lindur në këtë shenjë të zjarrtë janë temperamentë dhe shpesh tekanjozë.

Deshët janë të prirur për xhelozi kur sheh që dikush është më i mirë se ata në biznes, sport apo hobi.
Ata kanë një natyrë të vrazhdë dhe të vështirë dhe nuk dinë të fshehin atë që ndiejnë.

Gaforrja

Për Gaforret xhelozia është gjendje e natyrshme, ndërsa lind nga pasiguria e tyre.

Ndryshe nga Dashi shpërthyes i cili do të bëjë një skenë xhelozie brenda një ore, dhe para publikut, Gaforrja nuk do ta bëjnë kurrë atë në publik. Vetëm nëse i njihni jashtëzakonisht mirë, do të kuptoni se në cilat situata janë të mbingarkuar me xhelozi dhe zili.

Luani

Luanët nuk ndihen të rrezikuar për shkak të suksesit të tjetrit dhe janë dukshëm të sigurt dhe të kënaqur me jetët e tyre.

Ata bëhen xhelozë vetëm kur të dashurit e tyre, veçanërisht partneri i tyre, nuk u kushtojnë vëmendje atyre. Kjo pothuajse mund t’i destabilizojë, dhe madje t’i çojë ata në pabesi.

Virgjëresha

Virgjëreshat dëshirojnë të jenë më të mirat në çdo gjë. Ato duan të jenë në majë dhe janë të mbushur me ambicie dhe dëshirë për të arritur një qëllim.

Personat e lindur në këtë shenjë, ndiejnë xhelozi të fortë sa herë që dikush është më i mirë dhe më i suksesshëm se ata.

Akrepi

Pjesëtarëve të kësaj shenje të Zodiakut u nevojitet kohë për të arritur besimin te të tjerët.

Ata kanë një ndjenjë të vazhdueshme se personi tjetër po fsheh diçka, kështu që ata shpesh i fajësojnë ata në mënyrë të padrejtë dhe u bëjnë presion psikologjik. /Telegrafi/

Exit mobile version