Kujtimet ndonjëherë transformohen në “frena dore”, që na ndalojnë të shijojmë të tashmen! Por historia jote mund të kthehet në një trampolinë për të ardhmen!
Ndonjëherë, duke menduar për të kaluarën, jemi të bindur se nuk kemi mbledhur rastet. Por ato kujtime nostalgjike, mund të transformohen në një ‘kafaz’ që na largon nga e tashmja”.
1. Thojuni “jo” mendimeve të fiksuara të së shkuarës
Edhe psikologes italiane Gianna Schelotto tregon se ka një moshë të artë: “Mosha 30-vjeçare. Nuk kam pendesa, por ajo ka qenë epoka e entuziazmit për mijëra projekte stimuluese. Është pak a shumë si të zgjedhësh gjysmën për pushimet: nëse jemi ndier shumë mirë në një vend, është normale të dëshirosh të kthehesh”. E rëndësishme është që të mos fiksoheni pas së shkuarës, përndryshe do të transformoheni në një “zog” budalla, një albatros hauvaian, që kur ulet, e kthen kokën mbrapa dhe kështu shpesh përfundon në përplasje!
Gabimi është që të mundoheni për diçka që nuk ka ekzistuar apo që nuk ka qenë e tillë: përveçse është një torturë, mund të bëhet edhe një lloj alibie për të justifikuar zhgënjimet e dështimet e së shkuarës.
Nëse ndodh, duhet të jetë një kambanë alarmi”, thotë ekspertja. “Sepse kjo do të thotë të jeni të pakënaqur me jetën aktuale dhe se nuk keni shumë besim në vetvete për ta ndryshuar”.
2. Nuk është e vërtetë se sot jemi më keq
Për fat të keq, shpesh, kujtesa na fut në një kurth, sepse të gjithë ne kemi tendencë t’i zbukurojmë kujtimet. “Ne priremi të kemi nostalgji edhe për periudhat më pak të lumtura të historisë sonë”, shpjegon gazetari italian, Aldo Cazzullo, në librin e fundit “Mos qani më”!
Nëse për një moment do të mendoni të shkuarën është e sigurt se çdo njëri prej jush tashmë ka më shumë të mira në jetën e tij, në çfarëdolloj aspekti! Ndaj mundohuni të jeni më me këmbë në tokë për të jetuar të tashmen!
3. Shndërrojeni të kaluarën në një burim
Çfarë duhet të bëni me historinë që keni “mbi shpatulla”? “Nuk duhet ta fshini, por ta përdorni si një trampolinë”, sugjeron Gianna Schelotto.
“Unë përdor një ushtrim që më vjen në mënyrë të natyrshme në momentet kritike, kur vihem përballë një sfide apo ndonjë vështirësie. Mundohuni të ktheheni me mendje në periudhat e errëta të asaj periudhe të artë dhe kujtohuni se si ia keni dalë: nëse ia keni dalë për bukuri, atëherë mund ta bëni përsëri!”. Kështu e kaluara si “çakëll”, do të kthehet në një burim.
4. Jepuni vlerë “rrënjëve” tuaja
“Është e rëndësishme që të dini se nga vini, të keni në mendje historinë e familjes suaj, atë të vendit në të cilin jeni rritur”, shpjegon Aldo Cazzullo.
“Unë kujtoj gjithçka dhe jam gjithmonë kureshtare për historitë e vjetra të prindërve të mi, por jo nostalgjike. Këtë e demonstron fakti që nuk kam mbajtur asgjë nga fotot që më kanë bërë me personazhet që kam intervistuar me objekte të tjera të lidhura me udhëtimet e punës”.
5. Qëndroni gjithmonë në kontakt me të rinjtë
Sjellja e duhur, pra, është ajo që të bindni kujtesën për të kaluarën si dhe dëshirën për të parë të shkuarën.
Për të arritur ekziston një zgjidhje të thjeshtë: të qëndroni në kontakt me më të rinjtë. “Mund të jenë fëmijët tuaj ose ata të miqve, të cilët medoemos ju japin gëzim dhe shumë besim në të ardhmen”, thotë Cazzullo. /Telegrafi/