E para që fillon sezonin është Bundesliga, e cila sezonin e kaluar pushtoi finalen e Ligës së Kampionëve me dy ekipe, dhe gjatë verës ka mbledhur një varg lojtarësh të profilit të lartë.
Në vazhdim janë pesë pyetje që fansat mund të bëjnë rreth Bundeligës, dhe përgjigjet e mundshme për to.
1. A do të vazhdojë Bayern Munich të fitojë?
Po, duket shumë me gjasë. Këtë e dëshmoi edhe java e parë e sezonit, kur bavarezët mposhtën Borussia Monchengladbach me rezultat 3-1. Por nëse është ndonjë skuadër që mund ta ndalojë Bayernin, është Borussia Dortmund, që filloi sezonin me fitore 4-0 ndaj Augsburg. Ne të gjithë shpresojmë që ky të mos jetë një sezon i mërzitshëm, pas suksesit të Bayernit sezonin e kaluar kur bavarezët fituan tripletën.
2. Sa e fuqishme është Borussia Dortmund?
Ndoshta po aq e fuqishme sa sezonin e kaluar. Ata kanë humbur Mario Goetze që vendosi të shkojë te Bayerni, por kanë nënshkruar me Pierre-Emerick Aubameyang dhe Henrik Mkhitaryan dhe, më e rëndësishme, ende e kanë Robert Lewandowskin. Nëse Bayerni dështon, Dortmund është skuadra që mund ta bëjë këtë të ndodhë. Por, mbi të gjitha, pyetja është sa do t’ia dalë Bayerni t’i afrohet sezonit të kaluar të paharrueshëm që bëri klubin të thyejë rekordet në vazhdim:
Më së shumti pikë në fund të sezonit: 91
Më së shumti fitore brenda një sezoni: 29
Më së pakti disfata brenda një sezoni: 1
Fitore me diferencë më të madhe: 25 pikë
Më së pakti gola të pranuar brenda një sezoni: 18
Më së shumti ndeshje pa pësuar: 21
Më së shumti fitore në fillim të sezonit: 8
Shpallja më e hershme si kampion: Pas 28 ndeshjesh
Qëndrim në krye të tabelës: 34 herë.
3. Robert Lewandowski: Sulmues ngurrues ose golashënues lider?
Menaxheri gjeneral i Dortmundit, Hans-Joachim Watzke, ka thënë se Lewandowski nuk do të largohet këtë verë as jashtë vendit, pasi më herët kishte mohuar një shitje te tij te rivali Bayern Munich. Edhe qëndrimi i Lewandowskit është profesional: Ai mbetet i fokusuar në detyrën e tij dhe ndoshta do të luajë si sezonin e kaluar (24 gola dhe shtatë asistime në 31 ndeshje në Bundesliga; 10 gola dhe dy asistime në 13 ndeshje në Ligën e Kampionëve).
4. A do të bëhet Braunschweig një Greuther Fuerth i dytë?
Pas 28 vitesh Eintracht Braunschweig u promovua në Bundesligë sërish, por këtë herë erdhi si një befasi e madhe. Do të jetë vështirë për ta të shmangin rënien. Sezonin e kaluar Greuther Fuerth ishte në të njëjtën situatë, por ata jo arritën të mbledhin vetëm 21 pikë në 34 ndeshje të Bundesligës – dhe nuk fituan në shtëpi në 17 ndeshje. Por ne presim Braunschweig të jetë më i fuqishëm (sezonin e kaluar: 17 ndeshje në shtëpi me 10 fitore dhe 6 barazime). Në fund, ky mund të jetë dallimi.
5. A mund të drejtojë Pep Guardiola një ekip që nuk është Barcelona?
Bayerni nënshkroi me ndoshta trajnerin më të mirë në botë këtë verë dhe tash Pep Guardiola duhet të përballet me një skuadër tjetër të shkëlqyeshme. Do të jetë interesantë të shohim se si ata do t’ia dalin me njëri-tjetrin (Pep dhe Bayern). Sigurisht, presidenti Uli Hoeness dhe boss Karl-Heinz Rummenigge do të kenë çdo detaj nën vëzhgim.
Presioni është i lartë, veçanërisht pas tripletës së Bayernit sezonin e kaluar. Zyrtarët e Bayernit kanë thënë se duan titullin e Bundesligës – jo më shumë se kaq. Por Guardiola sigurisht se do të kërkojë më shumë sukses dhe t’u tregojë të gjithëve në botë se ai mund të fitojë tituj jashtë Katalunisë. Ne nuk do të përjetojmë një Juergen Klinsmann të dytë, i cili filloi me pritje të ngjashme në korrik të vitit 2008 dhe u desh të largohej nga klubi në prill të vitit 2009. /Telegrafi/