Si çdo vit pothuajse, edhe viti 2025 ka nisur me lëndime që janë shkaktuar nga mjetet piroteknike, ku në Emergjencën e Spitalit të përgjithshëm “Isa Grezda” në Gjakovë janë lajmëruar pesë persona të cilët kanë pësuar lëndime nga shpërthimi i këtyre mjeteve piroteknike.
Dr.Gjokë Komani, specialist i Emergjencës ka bërë të ditur natyrën e lëndimeve të marra nga personat që kanë kërkuar ndihmë mjekësore.
“Pesë persona janë lajmëruar me lëndime të duarve, ndërsa një lëndim ka qenë edhe në sy, lëndime këto që kanë ardhur nga përdorimi i mjeteve piroteknike, dhe këto lëndime janë trajtuar në mënyrë profesionale dhe janë liruar nga kujdesi mjekësor për në shtëpi.”, ka potencuar Dr.Komani.
Ndërsa nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Rajonin e Gjakovës është bërë e ditur që përveç disa lëndimeve të shkaktuara nga mjetet piroteknike, nata e ndërrimit të moteve në Komunën e Gjakovës sa i përket nivelit të sigurisë ka qenë e qetë.