Telegrafi

Pesë murale atraktive bardh-zi të cilat do ta transformojnë enterierin tuaj

Mjafton të zbukuroni vetëm njërin mur, mirëpo nëse vendosni që murin ta pikturoni me dorë apo të ngjitni tapete me fotografi, transformimi i hapësirës është i garantuar

Ngjyrat kanë rol të rëndësishëm në rregullimin e enterierit shtëpiak, mirëpo, ndonjëherë mjafton të lozni me tonet natyrale dhe me ndihmën e motiveve atraktive do të bëni që hapësira të marrë energji të re dhe të krijojë jetë para syve tanë, transmeton Telegrafi.

Shikoni propozimet tona:

1. Bota bardhë-zi

Ky propozim u është përkushtuar atyre të cilët dëshirojnë që ta fusin natyrën në shtëpi, mirëpo dëshirojnë ta ruajnë karakterin modern të hapësirës.

2. Arti i rrugës

Arti gjithmonë është në modë. Derisa peizazhet i përshtaten edhe enterierëve modernë edhe enterierëve tradicionalë, motivet abstrakte më mirë do të përshtaten në hapësirën e pajisur në mënyrë moderne.

Nëse preferoni enterier të rregulluar në stilin industrial, zgjedhje perfekt janë tapetat me fotografi apo muralet të cilat ngjasojnë me grafitin dhe artin e rrugës.

3. Gjeometria atraktive

Derisa tonet e buta ngjyrë të hirtë krijojnë atmosferë delikate dhe atmosferë harmonike, kontrastet e qarta midis ngjyrës së zezë dhe të bardhë do të fusin energji më të fuqishme në hapësirë.

Kompozicionet dinamike në mur, si p.sh. format mbresëlënëse gjeometrike, paraqesin mënyrë të shkëlqyeshme që t’i ofroni vulë të re dizajnit të hapësirës.

4. Stili i sofistikuar

Mermeri, më shumë se cilido material tjetër, në çast na krijon mbresa të enterierëve luksozë dhe vilave elegante. Megjithatë, nuk është e thënë të përdorni material natyral për të arritur të njëjtin efekt.

Mjafton që të zgjidhni motivin i cili me linjat fluide dhe delikate na rikujton venat e përhershme të mermerit aktual.

5. Zgjedhjet unike

Nëse keni shpirt melankolik, do t’ju përshtatet tema e peizazheve mistike.

Megjithatë, krijoni balancën dhe me kombinimin e ngjyrave të hareshme, dezenëve dhe teksturave jepni gjallëri hapësirës, në mënyrë që të mbizotërojë atmosfera e hareshme. /Telegrafi/