Site icon Telegrafi

Pesë mënyra që të mos e shikojë asnjë femër tjetër

Disa femra kur, më në fund, e gjejnë dashnorin për të cilin ëndërrojnë, bëjnë çdo gjë që ai të bëhet i varuri i saj. Duke shfrytëzuar kombinimin e përsosur të vetëbesimit, shkathtësitë në dashuri dhe në humor, ato për asnjë çast nuk lejojnë që dashnori i tyre të mendojë për ndonjë tjetër. Dhe e dinë mirë se si të veprojnë në secilën fazë të lidhjes.

Në ç’mënyrë femrat i bëjnë dashnorët për vete?

Pothuajse të gjithë e njohim ndonjë femër të tillë – misterioze, pas së cilës meshkujve rëndom u ndalet fryma. Disa femra dinë se si të lozin lojën e përsosur dhe në fund shumë lehtë, pothuajse pa kurrfarë djallëzie, e bëjnë atë që të dorëzohet.


Taktika e parë:

Paralizojeni me shikim. Është me rëndësi se çfarë qëndrimi mban dhe sa është seksi. Pra, si ta bësh mashkullin që sa çel e mbyll sytë të mbetet gojëhapur dhe me shikimin të drejtuar nga ti, edhe pse nuk ke bel të hollë dhe minifund "turbo"? "Patjetër duhet ta pushtoni me qëndrimin tuaj pa asnjë fjalë të vetme", konstaton Martin Lloyd-Elliot, autor i librit "Fshehtësia seksuale e të folurit të trupit". "Mënyra se si ecni më së shumti zbulon se kush jeni dhe çfarë përshtypjeje dëshironi të leni te mashkulli.

Kopjojeni, në tërësi kopjojeni. Kur hyni në lokal, mendoni për veten si për partnerin i cili vërsulet pas gjahut. Sa herë që hyni në ndonjë kafene, apo në ndonjë disko, mendoni për atë se si je gracioze dhe e pakundërshtueshme. Në qoftë se bie muzika, ecni në ritmin e saj dhe do të vëreni se meshkujt me admirim kthejnë shikimin nga ju. Kur të gjeni një vend të përshtatshëm ku do të mund të qëndronit, drejtojeni shikimin përreth në një mënyrë të painteresuar. "Kapeni" shikimin e tij, buzëqeshini pa imponim. Pastaj kthejeni shikimin në anën tjetër, pas ca çastesh sërish, pas rreth një minute, kthejeni shikimin nga ai me një buzëqeshje enigmatike. Tashmë "ju ka rënë në rrjetë" dhe keni filluar të bisedoni. Provoni që t’i afroheni edhe më shumë, duke filluar befasisht të kërkoni diç nëpër çantën tuaj. Kur të përkuleni, shikimi tij do të bie në ndonjë pikë tuajën sensuale – në qafë, bel, flokë…

Taktika e dytë

Bëni çdo gjë që bën edhe ai. Natyrisht, ka qenë joshje çasti kur keni bërë flirt, madje edhe kur keni dalë me të mbrëmjen e parë. Mirëpo, çfarë duhet bërë pastaj? Dita D po afrohet, ndërsa ju mendoni se dëshira e ndërsjellë për të qenë bashkë edhe më është e papërmbajtshme.

Pra, ç’duhet bërë ju? Bëni lëvizje sikur të jeni para pasqyrës. Kur ai përkulet nga ju, përkuluni edhe ju. Kur ai pi pijen e vet, edhe ju pijeni një hurpë pijeje tënde. Në qoftë se i kopjoni me besnikëri lëvizjet e tij, shumë shpejt do të filloni të merrni frymë me të njëjtin ritëm dhe me siguri do të gjendeni në të njëjtin shtrat.

Taktika e tretë

Bëhuni e durueshme dhe herë-herë lavdërojeni. Disa takime në fillim kanë qenë të paharrueshme. Tashti është koha që të hapni një faqe të re dhe shumë delikate të lidhjes suaj.
Në qoftë se në fillim të lidhjes suaj nuk e maltretoni atë dhe nuk e ngufatni me kërkesa të llojllojshme, është shumë e sigurt që ai do t’ju thërrasë i pari.

Kurrë mos e nënçmoni egon e mashkullit. Edhe diç: kohë pas kohe ia jepni nga ndonjë kompliment. Pastaj, mos u frikësoni që t’i tregoni se çfarë jeni në të vërtetë. Ç’është e vërteta, vetëm të marrët në ditët e para të lidhjes nuk frikësohen se a do t’i pëlqejnë atij anët e errëta të personalitetit tuaj të cilat ka filluar t’i zbulojë. Andaj, mos fsheh vesin tuaj, qëndrimet tuaja dhe disponimin tuaj të paparashikueshëm, sado që frikësoheni se me këtë do të ftohni epshin e tij fillestar.

Taktika e katërt

Lidheni për vete – edhe pas seksit. Më në fund kontakti seksual ka ndodhur. Për fat të keq, shpesh herë seksi është një moment kthese, pas të cilit shumë çifte të reja përgjithmonë ndahen. Mirëpo, ekzistojnë disa veprime që duhet bërë pas aktit seksual, të cilat dashnorit tuaj do t’i tregojnë se ka bërë gjënë më të mirë me personin e vërtetë. Menjëherë pas seksit mos kërkoni që t’ju thotë se ju dashuron. Ia bën me dije se seksin nuk e shikon si një garanci për lidhje të qëndrueshme, pa marrë parasysh se a mendon ashtu apo jo. Është koha që ai të fillojë të ndjehet i sigurt dhe mirë me ju. Kënaqeni egon e tij duke i thënë se me të është kënaqur në shtrat. Mënyra tjetër që të theni akullin pas seksit – hani së bashku. Apo, në qoftë se nuk ju pëlqen kjo, shmanguni ushqimit dhe me shpejtësi marshoni drejt dushit. Derisa të shkoni në banjë, me delikatesë i pëshpëritni në vesh se si dëshironi edhe pak të kënaqeni me trupin e tij. Bëjeni një dush së bashku dhe i thuani se të pëlqen atë që sheh tek ai.
Ku ekziston kurthi? Disa femra menjëherë pas seksit mendojnë se kontakti i parë seksual është edhe vendosje e lidhjes. Vetëm pse keni fjetur bashkë, nuk do të thotë se gjëja e parë e vërtetë të cilën mund ta pritni nga ai do të jetë që të vrapojë deri në dyqan për "zig-zakun" tuaj.

Taktika e pestë

Ngrohjani shputat e ftohta të dashurit tënd. Kështu rëndom ndodh midis muajit të tretë dhe të gjashtë të lidhjes. Marrëdhëniet të cilat janë zhvilluar deri një përsosmëri të plotë kanë arritur në një pikë kthese. Meshkujt nuk dinë se si të ballafaqohen me lidhjen e cila bëhet gjithnjë e më "serioze" dhe me mundësinë që, duke pasur parasysh se i keni zbuluar disa dobësi të tij, bëhet i lëndueshëm. Çelësi se si ta mbani lidhjen të shëndoshë: Mos pritni shumë dhe mos kërkoni shumë nga partneri juaj. I tregoni se e keni jetën tuaj, punën, miqtë tuaj se në asnjë mënyrë nuk varen nga ai. Hidhuni në punë. Thirrni shoqet të cilat nuk i keni para me muaj të tërë. Në tërësi përkushtojuni vetes, ndërkaq gjëja tjetër e cila mund t’ju ndodhë është ajo që pikërisht t’ju thërrasë dhe të të kërkojë që të kaloni më shumë kohë bashkërisht. Në qoftë se ju frustron dyshimi i tij, propozoni që një kohë të mos takoheni. Lejoni që edhe ai të shihet me shokët e tij, lejoni që të takohet me vajza të tjera. Pas një kohe, në qoftë se lidhja juaj vërtet ka qenë e vlefshme, do ta ndjejë mungesën tuaj më shumë se çdo gjë tjetër në botë.

Exit mobile version