A ka ndonjë fitore më të madhe në jetë sesa pëlqyeshmëria?
Të qenit i pëlqyer është mjaft fantastike në vetvete, por do të thotë gjithashtu se po përmirësojmë dhe jetën e njerëzve që fillojnë të na pëlqejnë. A nuk përmirësohet jeta juaj kur takoni dikë që ju pëlqen?
Përfitimet nuk ndalen me kaq. Të qenit të pëlqyeshëm na bën shumë më me ndikim, dhe të qenit bindës pa qenë manipulues është versioni më i mirë i të gjithëve prej nesh.
Psikologu Robert Cialdini e identifikon pëlqyeshmërinë si një nga gjashtë parimet me fuqinë më të madhe bindëse për të tjerët. Ai ofron 5 mënyra të prekshme dhe efektive për të qenë më i pëlqyeshëm. Le të fillojmë t’i përmendim:
1. Trego kuriozitet
Për t’u pëlqyer nga të tjerët, duhet të tregosh kureshtje për të tjerët.
Ne jemi të magjepsur nga njerëzit që na tregojnë kureshtje ndaj nesh dhe kush mund të na fajësojë? Na bën të ndihemi të parë, të njohur dhe angazhimi i këtij kurioziteti na bën të reflektojmë për veten në një dritë pozitive, duke ndërtuar vetëvlerësimin tonë.
“Të gjithë njerëzit, në rastin më të mirë të tyre, janë natyrshëm kureshtarë”, është një nga parimet themelore të këshillimit të lidershipit. Ai nuk është vetëm shtytësi më i mirë i zhvillimit, por edhe rruga më e shpejtë drejt përmirësimit të shëndetit mendor.
Duhet të kemi diçka që na tërheq tek të gjithë njerëzit. Përfitimet e të qenit kurioz për njerëzit me të cilët angazhohemi janë të mëdha, si në biznes dhe në jetë.
2. Bëj komplimente
Shumë njerëzve u pëlqen një kompliment i bukur, qoftë ai dhe i pavërtetë ndonjëherë. Komplimentet kuptimplotë, megjithatë, janë transformuese për marrësit e tyre, ama jo të gjithë njerëzit kanë aftësi për t’i dhënë ato.
Këtu është një ushtrim për t’ju ndihmuar. Mendoni, pse e admiroj këtë person? Dhe pastaj tregojini atyre.
“E di që kjo mund të tingëllojë e çuditshme, por doja të të bëja të ditur se po reflektoja për disa gjëra dhe e admiroj vërtet këtë gjë për ty.”
E dini kujt do i pëlqente ta dëgjonte këtë? Të gjithëve!
3. Interesat e përbashkëta
Ju ndoshta mund të parashikoni dhe normat e martesës bazuar në interesat e përbashkëta të identifikuara (ose mungesën e tyre) në takimet e para me një person. Njerëzit që pëlqejnë atë që na pëlqen dhe ne duket sikur “na fitojnë”. Pasioni dhe vlerësimi janë të mëdha, por ndarja e tyre me dikë tjetër është nivel tjetër.
Kjo është arsyeja pse këshillohet vendosja e objekteve të interesave tuaja të përbashkëta në vëmendjen tuaj. Sepse kur njerëzit e dinë se çfarë i bashkon, ata qëndrojnë së bashku.
4. Të qenëtt karizmatik
Karizma mund të jetë atributi njerëzor më i keqkuptuar. Njerëzit e mendojnë atë si një tipar personaliteti: ose e keni ose nuk e keni. (Këshillë e dobishme: fëmijët e sotëm e quajnë “rizz”.)
Dhe, si për ironi, shumica e njerëzve luftojnë për të përcaktuar karizmën, por e njohin atë sapo e shohin.
Kombinimi i tipareve që ne tani i kuptojmë si karizëm janë: ngrohtësi plus kompetencë.
Kur dikush është vërtet i mirë dhe na bën të ndihemi vërtet mirë, ata janë karizmatikë. Gabimi ynë është të besojmë se kjo vlen vetëm në situata sociale.
Kompetenca shtrihet në gjithçka, që do të thotë se të gjithë mund të jenë tepër karizmatikë. Thjesht duhet të jemi të ngrohtë: të buzëqeshur, mikpritës, bujarë, të pranishëm. Kush nuk e pëlqen një person të tillë?
5. Ndani dobësitë tuaja
Siguria psikologjike (anëtarët e ekipit ndjehen të sigurt për të shprehur mendimet dhe ndjenjat e tyre të vërteta pa frikën e hakmarrjes) u bë një çështje e madhe në vitet 2010, sepse u zbulua se ishte parashikuesi më i fortë i performancës së ekipit.
Por relativisht pak njerëz janë të vetëdijshëm se si u bë zbulimi. Një menaxher në vështirësi në Google u hap me ekipin e tij për betejën e tij me kancerin dhe performanca e ekipit u rrit në nivele të larta.
Njerëzit që ndajnë dobësinë (kryesisht fizike) ndërsa ndodhen në një pozicion të lartë, janë pothuajse aq të pëlqyeshëm sa më s’ka. Si fillim, kjo i ndihmon të gjithë të ndihen më mirë për veten e tyre. “Shiko, nëse ajo po lufton me besimin, ose ai po lufton me depresionin, atëherë nuk është aq keq që jam edhe unë duke përjetuar të njëjtën gjë.”
Shumica e njerëzve përpiqen të na bindin se jeta e tyre është e përkryer dhe, rrjedhimisht, e jona nuk është. Në mënyrë paradoksale, shumica e yjeve më të mëdhenj të rrjeteve sociale na bëjnë të ndihemi të tmerrshëm për veten, kjo është arsyeja pse fansat e tyre shpesh zhduken pa lënë gjurmë. Ata që tregojnë dobësi kanë një bazë fansash që nuk do t’i braktisin kurrë. /Telegrafi/