Pasqyrat e japin iluzionin e hapësirës
Vendosni pasqyre në dyert e dollapëve për të zgjeruar në mënyrë vizuale një dhomë të vogël, transmeton Telegrafi.
Dizajni me ngjyrë në perde e freskon çdo dhomë
Blini apo printoni dizajne në perde për të ‘restauruar’ brendësinë e dhomës.
Perdet vendosni afër tavanit për të krijuar iluzionin e dritareve të mëdha
Nëse i vendosni perdet afër tavanit, do të shihni se dritaret, sado të vogla që të jenë, do të duken më të mëdha.
Lidhëset kreative i bëjnë perdet të duken më atraktive
Lidhëset e pazakonshme dhe të lezetshme janë ide e përsosur për ta bërë shtëpinë tuaj një vend më me stil.
Bëni kabllot pjesë të dekorimit
Përveç që mund t’i fshihni, më mirë është t’i vendosni në asi mënyre që të duken më atraktive.
Në foton e më poshtme është një shembull shumë i mirë, ku mund të shihni se si do të dukeshin kabllot tuaja nëse do t’i vendosnit në mënyrë interesante. /Telegrafi/