Telegrafi

Pesë lojtarët që Manchester United duhet t’i transferojë në janar – përfshirë Sanchon e Koulibalyn

Manchester United është vetëm katër pikë mbi zonën që dërgon nga rënia prej ligës dhe Ole Gunnar Solskjaer duhet medoemos të ndalojë këtë rrëshqitje të skuadrës.

Pasi u mposhtën 1-0 në shtëpi nga Arsenali, Djajtë e Kuq janë në vendin e 15-të në renditjen tabelore në Ligën Premier.

Ku kanë mbetur më pak se dy muaj nga hapja e afatit kalimtar, Solskjaer duhet të tentojë që të shpëtojë punën e tij, në mënyrë që t’i realizojë disa transferime.

Trajneri norvegjez nuk duhet të shpërqendrohet dhe të shkojë me të gjitha forcat për shënjestrën e tij kryesor, Jadon Sancho.

Lexo po ashtu “Mund të jetë një skuadër me fanella të kuqe” – Pochettino duket se ka arritur tashmë marrëveshje me Manchester United

Unitedi tentoi edhe në verën që shkoi transferimin e anësorit anglez, mirëpo Borussia Dortmundi po kërkon mbi 120 milionë euro.

Klubi anglez në janar mund të tentojë edhe transferimin e lojtarëve si, Kalidou Kouibalyn nga Napoli, Declan Ricen nga West Ham United, Wilfred Ndidin nga Leicestri, Raul Jimenez nga Wolverhapton Wanderers dhe të finalizojnë blerjen e Odion Ighalos nga Shanghai Shenhua, që aktualisht është vetëm si i huazuar në Old Trafford. /Telegrafi/