Dimitri Foulquier debutoi në Ligën Permier me Watfordin ndaj Manchester Cityt, mirëpo që pësuan qysh në pjesën e parë pesë gola.
Lojtari 26-vjeçar në këtë takim që përfundoi 8-0 kishte vetëm nëntë prekje të topit, derisa luajti vetëm për 34 minuta.
Foulquier u transferua te Watfordi në vitin 2017, por i është dashur të priste dy vite për të debutuar në ligën angleze.
Mbrojtësi franceze kishte një debutim për t’u harruar, pasi në përballjen ndaj Cityt dukej i padukshëm në fushë.
Quique Sanchez Florez vendosi ta largonte nga fusha Foulquierin dhe ta fuste në vend të tij Roberto Pereyran, por në pjesën e dytë u shënuan tre gola të tjerë.
Ndoshta mund të jetë edhe si befasi debutimi i tij në Ligën Premier, pasi me Getafen në sezonin e kaluar kishte shkëlqyer.
Foulquier është futur në listën e lojtarëve që kanë pasur debutim të keq në ligën angleze, e që kjo mund të bëjë që ai mos ta ketë shansin që të luajë përsëri për Watfordin. /Telegrafi/