Site icon Telegrafi

Pesë gola në pjesën e parë, Ballkani humb dy herë epërsinë ndaj Slavia Pragës

Ballkani po humb ndaj Slavia Pragës pas 45 minutash, me rezultat 3-2 në kuadër të xhiros së dytë të fazës së grupeve në Ligën e Konferencës.

Ndeshja nisi me të dy skuadrat që analizonin njëra-tjetrën.

Ivan Schranz dhe Meriton Korenica rrezikuan të parët në këtë përballje.

Në minutën e 23-të, Ballkani kaloi i pari në epërsi me Armend Thaqin që gjeti Ermal Krasniqin i cili nga afër shënoi për 1-0.

Nuk vonoi shumë dhe erdhi edhe goli i dytë në ndeshje, kësaj radhe shënoi Slavia me fat, pasi Sitiv Frashëri gaboi (1-1).

 

Por Ballkani nuk u dorëzua dhe vazhdoi me aksione të bukura, duke gjetur edhe golin e dytë.

Albion Rrahmani asistoi te Korenica i cili shënoi për 2-1. Festë e madhe te Ballkani për këtë epërsi.

 

Por vendasit barazuan në minutën e 34-të, kur Luckas Masopust gjeti Peter Olayinkan që shënoi për 2-2 nga afër.

 

Në minutën e 41-të, Slavia mori epërsinë në 3-2, pasi Peter Olayinka asistoi te Lukas Masopust, ku gjuajtja e tij devijohet paksa nga Lumbardh Dellova për të përfunduar në rrjetë.

Një pjesë e parë shumë e bukur e Ballkanit që luan si e barabartë ndaj një skuadrës të njohur si Slavia. /Telegrafi/

Exit mobile version