1. Si fillim ndahu me të dashurin!
Seriozisht, ndahu! Vera është shumë më argëtuese kur je ‘single’. Pastaj ke gjithmonë kohë që të shkosh t’i lutesh e penduar duke u zvarritur për t’u kthyer bashkë.
2. Shko në një dasmë ku nuk e njeh çiftin dhe askush nuk të njeh ty!
Është shumë e lehtë, piketo një lokal dasmash në qytetin ku jeton. Thjesht merr shoqen tënde, shko, bëj qejf, ha gjëra të mira, kërce dhe futu në radhë për të pritur buqetën e nuses.
3. Shko të vizitosh të afërmit që nuk i sheh prej kohësh
Ose nëse i urren, mos shko. Mos harxho para kot.
4. Shko në plazh!
Normale që në plazh do shkosh, por duhet të kishte një pikë katër.
5. Bli kremra anti-diell!
Vera pa kremra anti-diell, është si të shkosh në një takim të parë lakuriq, ose, ose… si t’i dërgosh ish të dashurit mesazh kur je e dehur, me pak fjalë është të jesh e ekspozuar dhe në siklet.