Site icon Telegrafi

Pesë gjëra të cilat nuk duhet t’i kërkoni te mashkulli

Çdokush i ka prioritetet e veta në kërkim të mashkullit të përsosur, mirëpo nganjëherë ato prioritete mund të jenë krejtësisht të gabuara. Duke u plakur, prioritetet tona ndryshojnë.

Këto janë ato gjëra të cilat nuk duhet të jenë në listën e përparësive kur është fjala për mashkullin ideal:

Pamja

Dihet: i gjatë, zeshkan dhe i bukur – kështu apo jo? Do të ishte mrekulli sikur për çdo femër të ekzistonte një mashkull i këtillë, mirëpo nëse do ta kuptoni sa më parë që pamja nuk është prioritet tek mashkulli, do të jeni e lumtur, transmeton Telegrafi.

Puna super e paguar

Nëse do të kërkoni mashkullin me super punë, duhet ta kuptoni se ajo punë në lidhjen tuaj do të ketë gjasa që të jetë më e rëndësishme seç do të jeni ju. Kërkoni të gjeni mashkullin që është ambicioz, por mos kërkoni të jetë drejtor apo pronar firmash…

Interesimi

Në vend që të kërkoni mashkullin i cili dëgjon të njëjtën muzikë si edhe ju dhe që i bën gjërat e njëjta që i bëni edhe ju, ofroni shansin dikujt që është pak më ndryshe.

I pasur

Në vend që të prisni të gjeni mashkullin i cili ka shumë para, provoni të krijoni karrierë e cila për ty është e rëndësishme, andaj gjeni mashkullin i cili vërtet ju pëlqen.

Mashkulli i keq i cili për ju do të jetë i mirë

Edhe nëse do të keni sukses ta shndërroni në dashnor të mirë, kini parasysh që kjo gjë do të zgjasë shumë shkurt – mashkulli i cili është i prirë të krijojë drama nuk do të mund të qëndrojë gjatë, andaj sërish do t’u kthehet mënyrave të veta të vjetra të sjelljes. /Telegrafi/

Exit mobile version