Site icon Telegrafi

Pesë gabimet më trashanike që i bëni në fillim të lidhjes së re

Psikologu Terri Orbhuc, terapistja e lidhjeve Irina Firstein dhe Rachel Sussman, autore e librit ‘The Breakup Bible, kanë zbuluar gabimet më të zakonshme që i bëjnë njerëzit në fazat e para të lidhjes – dhe shumicën nga to jeni duke i bërë edhe jo!

1. Flisni për ish- in

Shpresojmë se këtë e keni ditur edhe më herët, por nëse jo, duhet ta keni parasysh se askush nuk dëshiron të dijë për problemet që i ke pasur me ish- të dashurinë, e veçanërisht në takimin e parë, transmeton Telegrafi.

Bisedat për partnerët e së kaluarës asnjëherë nuk do të jenë çelësi i joshjes!

2. Loja e “pritjes”

Për ata që se dinë, loja e pritjes i referohet asaj kur pritni disa momente për t’ia kthyer mesazhin në mënyrë që ai/ajo të mendon se jeni shumë i zënë apo i rëndësishëm për t’ia kthyer mesazhet menjëherë.

3. Po zbuloni shumë për veten

Përderisa është e rëndësishme të jeni vetvetja në takimet e para, kujdesuni që të mos zbuloni shumë për veten në fazat e hershme të lidhjes.

Nëse e bëni këtë, jo vetëm se do të nënkuptoni se jeni pak narcisit që mezi pres të flet për vetveten, por edhe mund ta irritoni personin tjetër.

4. Besoni se takimi i parë ka shkuar për dreq nëse nuk putheni

Përderisa intimiteti në fazat e hershme të lidhjes mund të jetë shenjë e qartë se gjërat po shkojnë mirë mes juve dyve, kjo nuk do të thotë se patjetër duhet të putheni qysh në takimin e parë.

Disa personave u duhet më shumë kohë për t’u ndierë mjaftueshëm komod të përfshihen në çfarëdo lloj akti intim, qoftë puthje apo seks.

5. Flisni, flisni, e pastaj flisni edhe më shumë!

Gabimi më i madh që mund ta bëni në një lidhje është nëse nuk dëgjoni fare, por vetëm flitni.

Nëse vazhdimisht flitni për veten dhe jetën tuaj “super interesante”, ju vetëm sa do ta irritoni personin tjetër!

Përpiquni të dëgjoni më shumë dhe të bëni pyetje, në vend se vetëm të flisni. /Telegrafi/

Exit mobile version