Site icon Telegrafi

Pesë gabimet në mobilim që ndikojnë në mirëqenien tuaj të përgjithshme

Original BTC, A Villalobos Design Studio, Farrow & Ball)

Të gjithë e dimë që mënyra si e mobiloni shtëpinë tuaj dhe ambientin ku ndërveproni çdo ditë, nuk lidhet vetëm me tërheqjen vizuale, por edhe me mirëqenien e përgjithshme

Kur mobilimi është ai i duhuri, plot ngjyra, ndriçim të mirë dhe orendi moderne, të gjithë këto faktorë ndikojnë pozitivisht në humorin dhe gjendjen tuaj. Por, a e dini se gabimet që mund të bëni në mënyrën si mobiloni shtëpinë ndikojnë edhe në qetësinë mendore dhe fizike?

Mësoni tani se për cilat gabime bëhet fjalë!

1. Ndiqni shumë tendencat e fundit

Pa dyshim, që duket joshëse të “kapeni” pas tendencave të fundit të mobilimit të brendshëm. Të gjitha këto mund të jenë një burim i shkëlqyer frymëzimi për t’ju ndihmuar që të krijoni një hapësirë elegante, por njëherësh kjo ka edhe efekt negativ. Ndjekja e shumë tendencave nuk është diçka praktike, pasi askush nuk ndjek dot çdo tendencë të mundshme që qarkullon, shkruan Homes& Gardens.

2. Ndriçimi i dobët

Ndriçimi luan një rol vendimtar në krijimin e një atmosfere të bukur në shtëpi. Por, kujdes! Ndriçimi tepër i ndritshëm mund të ndikojë në gjendjen e qetësisë, ndërsa mungesa e mjaftueshme e dritës e bën hapësirën të duket e pakëndshme.

3. Tonalitetet e çrregullta

Ngjyra është një tjetër zgjedhje kryesore e mobilimit që mund të luajë një rol të rëndësishëm në gjendjen e përgjithshme. Përdorimi i ngjyrës në gjithë shtëpinë është vërtetuar psikologjikisht se nxit gjendje pozitive apo negative. Ndaj, përzgjedhja e nuancave të duhura, pa shumë ngarkesë ju bën të vetëdijshëm që të “përqafoni” mendimet dhe gjetjet tuaja.

Lexo po ashtu Mënyra për të mobiluar shtëpinë pa shpenzuar shumë

4. Mjedisi i rrëmujshëm

Shmangia e rrëmujës mund të duket si një hap i duhur në krijimin e një ambienti të pastër dhe të rregullt, që afërmendsh ndikon në mirëqenien tuaj fizike dhe mendore. Por, fakti që nuk i ngarkoni shumë hapësirat në shtëpi me orendi, piktura apo dekore të tjera, i bën ambientet më estetike dhe të qeta, citon Anabel.

5. Drita e tepërt natyrale

A mund të ketë bezdi apo problem nëse keni dritë natyrale me shumicë në shtëpinë tuaj? Ndonëse duket si ironike, drita natyrale mund të ndikojë negativisht në disa hapësira me shkëlqim të tepruar, gjë që ndikon direkt në gjendjen tuaj shpirtërore. /Telegrafi/

Exit mobile version