Site icon Telegrafi

Pesë gabime që femrat i bëjnë gjatë bisedës me partner

Gabimi 1. Fshehja e detajeve

Është gabimi kyç që bën një femër derisa i tregon partnerit te saj se të shtunën mbrëma do të dalë me shoqe. Ajo nuk përmend hollësitë ku, kur dhe saktësisht me kënd. Përderisa për një femër është e rëndësishme të dijë të gjitha hollësitë, është shumë normale që edhe mashkulli të kërkojë një gjë të tillë.
Pa panik, pa u nervozuar dhe pa e akuzuar për mosbesim, në mënyrën më të afërt tregoji gjithçka. Ai do të ndihët i qetë, përderisa t’i do të jesh rehat, pa pasur nevojë ta thërrasësh çdo orë.

Gabimi 2. Koha e gabuar

Të gjitha femrat duhet të dinë se është gati e pamundur të debatosh, përderisa Ai është duke shikuar televizor. Dhe pas këtij gabimi që s’kapërdihet, menjëherë vjen tjetri, mendimi se ai i jep më shumë rëndësi televizorit… a e keni ditur se, ata nuk përqendrohen dot në disa gjëra njëkohësisht. Atë mund ta pyesësh për çkado, dhe ai përgjigjet me "ëhë" që do të thotë se një pjesë e trurit të tij është përqendruar në TV, pjesa tjetër është në gjumë… ti mund të flasësh tërë ditën, e ai … "ëhë … ëhë”

Nga ana tjetër, meshkujt shfrytëzojnë çastet kur Ajo është duke u përgatitur për punë , duke lexuar revistën e saj të preferuar, saktësisht, kur ajo është e preokupuar me diçka tjetër. Ai e bën këtë qëllimisht ngase ai nuk ndihet mirë gjatë bisedave të gjata dhe të thella pra gjen kohën "e përshtatshme" kur ajo nuk mund të përqendrohet në atë bisedë.

Gabimi 3. Fjalitë që fillojnë me “…kam një lajm të keq”

Kur ajo do të tregojë diçka që partnerit ndoshta nuk do t’i pëlqejë, fjalinë e fillon me "Kam një lajm të keq ….edhe nëse fjala është për diçka shumë të thjeshtë, ai do të reagojë më ashpër. Problemi qëndron te mënyra e gabuar e të shprehurit, në këtë rast. Ai asnjëherë nuk përgatit fjalim, por i "bie shkurt" futet drejt në temë dhe thotë atë që ka për të thënë , këtë e pret edhe nga ajo.
Në situata të tilla më mirë është të futesh direkt ne temë sesa të flasësh gjepura derisa të thuash diçka që ai ta kuptojë.

Gabimi 4. Papritur biseda kthehet në monolog

Ajo është duke treguar historinë e shoqes së saj që është ndarë nga i dashuri, dhe ai ka shtypur butonin MUTE .
Problemi qëndron këtu: Atyre nuk u pëlqejnë hollësitë … nuk duan të dinë detajet e ndarjes (në këtë rast).Në disa raste ata nuk interesohen për diçka që nuk ka të bëjë me ta personalisht. Nëse nuk do të përfundosh duke e shkundur atë për t’ia tërhequr vëmendjen, gjatë bisedës bëj ndonjë pyetje dhe ai do te kthehet sërish në TOKË. Ai e ka më të lehtë të shpërqendrohet derisa flet vetëm ajo, sesa kur ka të bëjë me pyetje provokative.

Gabimi 5. Mos provo të zbulosh më të fshehtat

Femrat pyesin për çdo gjë. Sinqeriteti është veti e mirë, mirëpo janë disa gjëra që ndoshta partneri juaj nuk ka nevojë ti di. Ajo nuk ka nevojë ta dijë se atij nuk i duket më e bukura në botë, nuk duhet ta dijë nëse ai shikon revistat me femra nudo. Ai është më mirë të mos e dijë nëse ajo ka kriza xhelozie që mundohet ti fshehë dhe mund të jetojë edhe pa e ditur se ajo ka një numër dyshifror të lidhjeve nga e kaluara.
Disa gjëra është më mirë të mbeten të fshehta, ashtu që ajo është e vetmja në botë për të, ai asnjëherë nuk ka shfletuar revistën "Playboy", ajo nuk është xheloze dhe ka pasur vetëm një lidhje të dështuar.
Mos pyet asnjëherë për të gjitha ato imtësi që nuk ja vlen as të përmenden, përndryshe do të fitosh bindje tjetër nga ajo që ke pasur për partnerin.

Exit mobile version