Ky tip trajnimi nënkupton intervalin e punës me intensitet të lartë, i cili kombinohet me intervalin e ushtrimeve të intensitetit të ulët.
Nevojitet të praktikoni stërvitjen e këtillë së paku 20 minuta në ditë 3 ose 4 herë në javë, jo vetëm që do t’i japë formë tërë trupit dhe do t’i vërë në lëvizje të gjitha grupet e rëndësishme të muskujve, por do të djegë kaloritë edhe disa orë pas stërvitjes.
Nëse do të jeni këmbëngulës dhe rregullisht i nënshtroheni këtij ushtrimi, që pas disa javësh është e mundshme të humbni edhe deri në 5 centimetra të shtresave të stomakut, transmeton Telegrafi.
Udhëzimi është i thjeshtë – bëni sa më shumë përsëritje për 30 sekonda, pastaj pushoni 15 sekonda, dhe kaloni në ushtrimin tjetër.
Bëhet kombinimi i 4 ushtrimeve, ndërkaq kur të përfundoni të gjitha, pushoni 30 sekonda, pastaj filloni serinë tjetër.
Mjaftojnë 4 apo 5 seri.
1. Galiçi goblet
2. Pompat
3. Vrull me pesha dore
4. Kombinimi komplet galiç me hapin (mundet edhe pa pesha)
/Telegrafi/