Mund të lexoni kudo
Qoftë nëse jeni në tren, autobus, dyqan apo park, mund ta hapni librin kudo dhe në çdo kohë!
Sidoqoftë, këtë mos e provoni në pishinë apo deti, transmeton Telegrafi.
Librat janë ‘shokë të ekologjisë’
Po pra!
Libri nuk funksionon me bateri, por me letra!
Sidoqoftë, letrat me të cilën bëhen librat zakonisht janë të ricikluara.
Shtëpitë e njohura botuese si Penguin dhe Oxford University Press i zbardhin letrat e vjetra dhe i printojnë klasiket e juaja të preferuara.
Leximi të bën të mençur
Të gjithë meshkujt dhe femrat me stil prihen të lexojnë.
Nëse e vizitoni një kafene dhe një vajzë ju sheh me libër në dorë, mundësitë janë që do të dilni prapë në takim.
Leximi e zhvillon inteligjencën tuaj dhe ju pasuron me njohuri në histori, kulturë, ushqim etj.
Nuk keni nevojë për CV që të filloni të lexoni
Përderisa profesionet tjera si këndimi apo vallëzimi kërkojnë aftësi të veçanta, leximi nuk kërkon asgjë, pos që duhet të dini të lexoni.
Leximi do të hap një botë të re për ju dhe nuk keni nevojë për CV të mirë që të kualifikoheni për lexim.
Lexoni, mësoni dhe zbatoni në jetën reale
Posa të bëheni lexues i rregullt i librave, do të dini mënyrën e duhur se si të thyeni ‘akullin’ me të huajt.
Qoftë nëse është intervistë apo takim, do të dini si të udhëhiqni bisedat sepse jeni mësuar nga karakteret e ndryshme në botën e librave. /Telegrafi/