Neymar ka arsye për të lënë Francën, shkruan gazeta e njohur braziliane UOL Esporte.
Braziliani ka mendjen të arrijë në një gjendje optimale të formës për Kupën e Botës në Rusi.
Ai mund të luajë ditët e fundit të Ligue 1 (kundër Amiensit, Rennesit dhe Caenit) për të kapur ritmin pas lëndimit të rëndë.
Por, janë pesë arsye se pse takimet e lartcekura do të jenë të fundit të lojtarit në fanellën e Paris Saint-Germain.
Më poshtë janë të renditura arsyet pse prite të largohet gjatë verës braziliani prej francezëve.
Ndërhyrjet e ashpra të kundërshtarëve
Neymar beson se është shënjestër e shumë ndërhyrjeve të ashpra. Në Francë, braziliani merr mesatarisht pothuajse gjashtë faull (5.7) për lojë, ndërsa në Spanjë mesatarja ishte dukshëm më e ulët (3.5).
Gjyqtarët
Braziliani thotë se ndihet i persekutuar nga gjyqtarët në Francë. Ai ndjehet i pambrojtur, pasi merr më shumë dënime sesa duhet. Neymar u përjashtua në takimin me Olympique de Marseille dhe u dënua me dy ndeshje mos-lojë.
Niveli teknik
Neymar beson se cilësia teknike e lojtarëve të Ligue 1 është shumë e ulët. Diçka që tashmë e ka paralajmëruar dhe se ka shumë pak mundësi për t’u zgjedhur si lojtari më i mirë në botë. Duhet të shkëlqejë në një kampionat të fortë si La Liga apo Liga Premier.
Bari i fushave të ekipeve franceze
Sulmuesi është i befasuar nga gjendja e dobët e fushave të lojës në Francë, me bar shumë të gjatë dhe shumë vrima. Ai beson se është një mashtrim për të penguar lojën e PSG-së dhe beson se kjo rrit rrezikun e lëndimeve.
Udhëtime dhe përqendrime
Neymarit nuk i pëlqen të bëjë udhëtimet me autobus për të shkuar në ndeshjet e ligës franceze. Ndonjëherë, për shkak të afërsisë së destinacionit me Parisin, klubi zgjedh të mos udhëtojë me aeroplan ose tren. Përveç kësaj, braziliani është i zemëruar me trajnerin Unai Emery me kërkesën për përqendrim maksimal të ekipit para çdo ndeshje si vendas, edhe kur kundërshtari është i dobët. Kjo nuk ishte kështu në Barcelonë. /Telegrafi/