Të jesh një tifoz i zjarrtë, nuk të ndihmon shumë në marrëdhënie. Gjithmonë, e dashura do ndihet e lënë pas dore para një ndeshjeje. Nuk po flasim për ndeshjet e Shqipërisë, që i shohin me të njëjtën dëshirë edhe vajzat, por për gjithë rastet e tjera.
Megjithatë ka një mënyrë për t’i rregulluar gjërat për vete dhe për të dashurën. Kjo, duke qenë e rekomanduar nga një tifoz, nuk është të lësh ndeshjet pa parë, por ta përdorësh zjarrin që ke për futbollin, edhe në marrëdhënie. Nuk po e kupton? Shumë shpejt, do e marrësh vesh.
Janë pesë arsye pse duhet ta trajtosh të dashurën si skuadrën tënde.
1. Shko gjithmonë në orar, ose më parë në takimin me të
Në qoftë se ke plane për të takuar të dashurën, vetëm ju të dy, me miqtë, apo në shtëpinë tënde, sillu njëlloj si me skuadrën tënde. Mos shko thjesht në orar, shko para kohe.
Nuk ka rëndësi si është moti, mos i anulo planet
Mos lër një vesë të lehtë, apo qoftë edhe një stuhi të shkatërrojë takimin.
2. Nëse je gati të shesësh shpirtin për të parë skuadrën tënde të zemrës, mos u trego dorështrënguar në takim
Kur është fjala për të dashurën, mundoheni të gjeji mundësitë më të lira. “Jo, zemër, ai vendi nuk e ka ushqimin gjë”, do të thotë “Si mund të kenë atë çmim për një sallatë?”
Por, do gënjëjmë sikur të thoshim që nuk do jepja shumë para për skuadrën tënde. Është skandaloze. Nëse skuadra është aq e rëndësishme, edhe e dashura, është, gjithashtu. Fundja, ata çunat nuk do jenë me ty në mëngjes, kur të zgjohesh.
3. Ti mbështet, inkurajon skuadrat e futbollit, çfarëdo që të ndodhë, pse të mos e trajtosh njëlloj edhe të dashurën?
Edhe nëse skuadra të thyen zemrën në minutat e fundit, apo dhe në minutën e 90-të, ti prapë do jesh tifoz me të pas një ore. Ti i fal kur lënë t’u ikë nga dora fitorja dhe do thërrasësh e bërtasësh për ta, ndeshjen tjetër, sikur humbja e mëparshme mos të kishte ndodhur kurrë.
Nëse skuadra jote, një grup djemsh që nuk e dinë që ti ekziston, marrin mbështetjen dhe dashurinë tënde të palëkundur pavarësisht çdo gjëje, nuk e meriton dhe e dashura të njëjtën gjë?
4. Në qoftë se do ta shohësh ndeshjen pa të ndërprerë njeri, a nuk duhet të jetë dhe koha që kalon me të dashurën pa asgjë që të të shpërqendrojë?
Nëse do të shohësh ndeshjen dhe mos të ndërpritesh, atëherë jepi edhe vajzës që do vëmendjen e plotë që ajo meriton.
5. Nëse nuk e ke problem të planifikosh me miqtë për të parë një ndeshje, duhet të jesh i aftë të organizohesh edhe për të dalë me të dashurën
Miqtë të marrin të martën për të thënë a do organizoheni për ta parë bashkë ndeshjen e madhe të shtunën dhe ti pranon menjëherë, shkruan revista class. E dashura të thotë për të dalë për darkë të mërkurën e ardhshme me një çift tjetër dhe ti ngurron sikur të kanë thënë të vendosësh nga cili organ do heqësh dorë.
Nëse të tingëllon si vetja, ndal! Bëj plane me të dashurën në të njëjtën mënyrë si përgatitesh për një ngjarje sportive. Nëse mund t’ia dalësh në një qytet ku pret me orë të tëra, për një ndeshje që është në darkë, me siguri që mund të angazhohesh për një darkë që zgjat dy orë. /Telegrafi/