Site icon Telegrafi

Pescara prezanton fanellat e mahnitshme për sezonin 2020/21 të dizajnuara nga një gjashtë vjeçar

Klubi nga Serie B, Pescara, në javët e fundit iu ka dhënë fansave mundësinë për të dizajnuar një fanellë të klubit.

Me moton ‘Design the Special Delfino Jersey’, kjo garë synonte tua lehtësonte mërzinë e të qëndruarit brenda shtëpive gjatë pandemisë Covid 19.

Qindra të rinj dolën me modelet e tyre dhe i dërguan në klub por në fund është zgjedhur një fitues.

Luigi D’Agostino, një gjashtë vjeçar, doli me një dizajn mjaft të bukur ku edhe fitoi.

 

Fanella e projektuar nga ai merr frymëzim nga ngjyrat e klubit dhe ka një delfin që niset ta godas një top futbolli.

Vizatimi i tij ka marr shumë komente pozitive dhe është pëlqyr mjaftë shumë.

Pescara kanë njoftuar se modeli i Luigit do të jetë fanellat zyrtare e klubit për sezonin 2020/21.

 

Kjo do të thotë që njerëz nga e gjithë bota do të jenë në gjendje të blejnë dhe veshin një fanellë të tillë.

Kompania italiane për prodhimin e veshjes sportive Errea do t;i prodojë këto veshje. /Telegrafi/

Exit mobile version