Site icon Telegrafi

Pescara e shqiptarëve fiton ndeshjen në tavolinë me Sassuolon

Pescara ka fituar me rezultatin 3-0 në tavolinë ndeshjen e së dielës që e zhvilloi kundër Sassuolos.

Në këtë ndeshje kishte shënuar për herë të parë në Serie A edhe Rey Manaj.

Skuadra e Sassuolos ka futur në lojë një futbollist që nuk ishte regjistruar në rregull.

Antonio Ragusan u fut si zëvendësues duke luajtur 20 minutat e fundit të ndeshjes.

Lexo po ashtu Lajmet nga Serie A

Regjistrimi i Ragusas që ishte blerë në 26 gusht nga Cesena, kishte ndodhur pas dorëzimit zyrtar të listës prej 25 emrash të Sassuolos në Ligën e Futbollit.

Pescara nuk është ankuar fare, por gjykatësi sportiv i ka dhënë fitoren në tavolinë, skuadrës së Memushajt, Manajt dhe Malokut.

Tashmë Pescara ka 4 pikë, ndërsa goli i shënuar nga Manaj nuk do të numërohet. /Telegrafi/

Exit mobile version