Sipas statistikave të fundit vetëm 2.9 % e popullsisë amerikane është e racave të përziera. Mirëpo, Hollywood duket se ka një përzierje racash që ka rezultuar e suksesshme, sepse ka “prodhuar” personazhet e famshëm që ne sot i adhurojmë
Bright Side na tregon disa nga yjet e famshme të Hollywood që kanë rrënjë nga e gjithë bota.
1. Christina Aguilera
Këngëtarja e mrekullueshme që të gjithë e duam për zërin e fortë dhe unik, e ka origjinën ekuadoriane nga ana e babait, ndërsa nëna e saj ka paraardhës holandezë, skocezë, gjermanë dhe irlandezë.
2. Demi Lovato
Demi Lovato është me prejardhje meksikane nga ana e babait të saj dhe me prejardhje irlandeze nga ana e nënës së saj.
3. Angelina Jolie
Aktorja e njohur Angelina Jolie është me origjinë sllovake dhe gjermane në anën e babait të saj dhe me origjinë franceze, kanadeze dhe holandeze nga ana e nënës.
4. Shay Mitchell
Babai i saj është me prejardhje irlandeze dhe skoceze, ndërsa nëna është me prejardhje filipinase.
5. Adriana Lima
Engjëlli ynë i dashur i cili u bë fytyra e Victoria Secret me bukurinë e saj mahnitëse, ka goxha origjinë të miksuar. Ajo është indigjene, zvicerane, japoneze, afrikane, indiane dhe portugeze.
6. Vin Diesel
Edhe pse ylli i “Fast and Furious” nuk e ka takuar asnjëherë babanë e tij biologjik, ai ka rrënjë gjermane dhe angleze. Ndërkohë babai adoptues është afrikano- amerikan.
7. Nicki Minaj
Nicki Minaj ka origjinë afrikane, indiane dhe japoneze.
8. Meghan Markle
E njohur më parë si aktroja e serialit “Suits” Dukesha e Sussex-t ka origjinë afrikano-amerikane, holandeze dhe irlandeze.
9. Keanu Reeves
Keanu Reeves është një karakter mjaft i larmishëm, jo vetëm për shkak të vendeve që ai ka jetuar, por edhe për shkak të emrit të tij që do të thotë “fllad i freskët mbi male”. Sipas trashëgimisë së tij, ai është Hawaiian, anglez dhe kinez.
10. Naomi Campbell
Naomi Campbell, e cila ka frymëzuar qindra dizajnerë dhe vazhdon të na magjepsë me pamjen e saj, është xhamajkane dhe Afro-Kineze.
11. Cameron Diaz
Cameron Diaz është me origjinë angleze, gjermane dhe kubane.
12. Mariah Carey
Mariah Carey i tregoi gjithë botës zërin e saj magjik përmes muzikës. Ajo gjithashtu tregoi se bota është më e bukur kur përzihet. Ajo ka origjinë afrikano-amerikane, venezueliane dhe irlandeze.
13. Shakira
Mbretëresha e muzikës pop njihet si kolumbiane, megjithatë, emri i saj i plotë përkthehet “plot me diell” në arabisht. Ajo është libaneze në anën e babait të saj dhe kolumbiane nga nëna. /Telegrafi/