Janë të thjeshtë për përgatitje dhe aplikim, mirëpo kanë efekte të shkëlqyeshme
Preparati është plotësisht natyral, nuk mund të dëmtojë organizmin tuaj, por posaçërisht ndikon në përmirësimin e fortësisë së eshtrave, transmeton Telegrafi.
Ky ilaç natyral është i lehtë për t’u përgatitur dhe e gjitha që ju nevojitet janë:
– 10 lugë fara liri,
– 5 lugë susam të bluar,
– disa fara kungulli,
– disa fara gruri,
– pak fara luledielli,
– 3 lugë rrush të thatë,
– 1 kg mjaltë livadhesh.
Përgatitja:
Në një enë të madhe përzieni të gjithë përbërësit, duke përdorur lugën e drunjtë.
Kur t’i përzieni mirë, tretjen qiteni në kavanoz qelqi.
Aplikimi: Pini një lugë supe të këtij ilaçi para kafjalli dhe një para dreke. /Telegrafi/