Liga Premier e ka mbyllur edhe një sezon mes rivalëve, ku titulli u vendos vetëm në xhiron e fundit.
Shumë spektakël, gola dhe emocione për gjatë një viti. Liga Premier e ka zgjedhur edhe golin më të bukur të vitit.
Anësori i Crystal Palace, Andros Townsend e mori vlerësimin e golit të sezonit në Ligën Premier për perlën e shënuar ndaj Manchester City.
Futbollisti i anglez e shënoi golin e dytë të fitores befasuese në “Etihad Stadium”.
Kjo ishte hera e parë dhe e vetme që skuadra e Pep Guardiolas humbi në shtëpi.
10 gola të bukur ishin përzgjedhur nga tifozët dhe një panel ekspertësh futbolli.
Mes atyre më të pëlqyer ishin edhe ai i Eden Hazard në derbin e Londrës kundër Ëest Ham, si dhe goli i Vincent Kompany që e shënoi ndaj Leicesterit. /Telegrafi/