Site icon Telegrafi

Përzgjedhësja Anneli Andersen, publikon listën e Dardaneve për ndeshjet kundër Norvegjisë dhe Belgjikës

Kosova në konkurrencën e femrave gjatë këtij muaji do t’i zhvillojë dy ndeshjet e radhës në kuadër të kualifikimeve për Botërorin 2023.

Dardanet do të përballen me Norvegjinë, më 7 prill në Sandefjord dhe më 12 prill më Belgjikën në Prishtinë.

Kosovën në këto ndeshje do ta udhëheq stafi i ri i trajnereve nga Suedia, në krye me Anneli Karin Andersen.

Kjo e fundit për këto dy ndeshje do t’i ketë në dispozicion 24 futbolliste.

Ekspedita e Kosovës udhëton të hënën në Sandefjord, ku do t’i zhvillojë disa stërvitje para përballjes me Norvegjinë.

Exit mobile version