Telegrafi

Përzgjedhësi i Ukrainës, Petrakov: Nëse rusët vijnë në Kiev marr pushkën dhe mund të vras dy apo tre prej tyre

Përzgjedhësi i Ukrainës në futboll, Oleksandr Petrakov, ka shprehur shqetësimin për sulmet e mundshme të rusëve para grumbullimit të qershorit dhe duelit të barazhit me Skocinë për Kampionati Botëror.

Trajneri fillimisht propozoi që ukrainasit të mblidheshin në perëndim të vendit të tyre, por ai u tërhoq nga ai propozim dhe për këtë ka një shkak.

“Nëse dikush thotë se kombëtarja po stërvitet në atë pjesë të vendit, armiku mund të na bombardojë”.

“Këta janë njerëz pa parime dhe morale dhe ne nuk duam të rrezikojmë jetën e lojtarëve tanë. Rusët nuk janë vëllezërit tanë”, ka thënë Petrakov për The Guardian, i cili e pranon se ndeshjen mund ta luajnë në Wembley.

 

Trajneri i Ukrainës pati mundësinë të largohej nga vendi me familjen e tij, por ai nuk pranoi.

“Familja ime më bindi të shkoja me ta, por unë nuk doja. Si të shkoja? Unë jam nga Kievi, ky është qyteti im. Nëse ata (rusët) vijnë në qytet, do të marr një pushkë dhe do të luftoj. Unë jam 64 vjeç, por mendoj se është e drejtë. Mendoj se mund të vras ​​dy ose tre armiq”.

“Për momentin ndjej vetëm urrejtje ndaj rusëve. Jo zemërim por urrejtje, sepse këta njerëz sulmuan vendin tonë. Do të duhet kohë që emocionet të qetësohen, por tani për tani ndjej vetëm urrejtje. Shpresoj se nuk do të luajmë kundër Rusisë për pjesën tjetër të jetës sime. Unë të shtrëngoj duart me ta. Duhet të ndërtojmë një mur drejt Rusisë dhe të bëjmë gjithçka që mundemi që të mos kemi më asgjë me ta”, ka thënë Petrakov për mediumin anglez.

Petrakov erdhi në krye të Kombëtares së Ukrainës si zgjidhje e përkohshme në vend të Andriy Shevchenkos gjatë kualifikimeve dhe Federata e Futbollit të Ukrainës e emëroi atë trajner zyrtar pasi fitoi një vend në kualifikueset e Kupës së Botës./Telegrafi/