Site icon Telegrafi

Përzgjedhësi i Suedisë, Andersson: Ibrahimovic do të jetë edhe në Kampionatin Evropian me ne

Përzgjedhësi i Suedisë, Janne Andersson, ka thënë se Zlatan Ibrahimovic do të përfshihet edhe në skuadrën që do të luajë në Kampionatin Evropian këtë verë.  

Suedia ka njoftuar kthimin e bujshëm të Ibrahimovic për ndeshjet eliminatore të Kampionatit Botëror, përfshirë edhe atë me Kosovën, ndërsa përzgjedhësi Andersson ka thënë se ylli i Milanit do të përfshihet edhe në Kampionatin Evropian këtë verë.

“Ne patëm një bisedë të shkëlqyeshme kur u takuam në nëntor”.

“Zlatan është dëmtuar, por ai mund të shërohet dhe vendosa ta thërras. Jam vërtet i lumtur që ai është këtu”.

“Meqenëse ai është pjesë e skuadrës, ai do të jetë gjithashtu i rëndësishëm për Euro 2020”.

“Ai tha po për t’u kthyer, kështu që ai do të përfshihet gjithashtu edhe për Kampionatin Evropian”, ka deklaruar Anderson.

Përzgjedhësi Andersson kishte polemikat në distancë me Ibrahimovicin, rreth Dejan Kulusevski është në të kaluarën. /Telegrafi/

Exit mobile version