Site icon Telegrafi

Përzgjedhësi i Rusisë, Cherchesov ironizon me Cristiano Ronaldon – e hap dhe pi Coca-Cola në konferencë për shtyp

Rusia është kthyer në rrugën e duhur në Euro 2020, duke marr një fitore 1-0 kundër Finlandës, falë golit të bukur të Aleksey Miranchuk të mërkurën. Por në konferencë për shtyp përzgjedhësi Stanislav Cherchesov, ai që ka vjedhur shfaqjen.

57-vjeçari u paraqit në konferencën për shtyp për t’iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, por ai bëri diçka që nuk kaloi pa u vënë re, ndërsa ajo pamje u bë virale brenda pak minutash.

Stanislav Cherchesov dukej se ishte i etur dhe kur pa një shishe Coca-Cola para tij, ai nuk hezitoi ta kapte dhe ta hapte, ku u freskua në dhomën plotë të njerëzve.

Padyshim, ai që nuk do të pajtohet me atë që ka bërë trajneri i Rusisë duhet të jetë Cristiano Ronaldo .

Kjo pasi në një konferencë për shtyp, portugezi largoi dy shishe Coca-Cola përpara se të kapte një shishe me ujë dhe ta vendoste pranë tij.

Ky gjest i Cristiano Ronaldos bëri që Coca-Cola të humb katër miliardë dollarë.

https://twitter.com/goal/status/1404716751988928515

Me siguri me gjeste si ai i përzgjedhësit të Rusisë, pija do të rikuperojë imazhin dhe prestigjin e saj.

Nuk duhet harruar që Coca-Cola është një nga sponsorët kryesorë të Kampionatit Evropian. /Telegrafi/

Exit mobile version