Telegrafi

Përzgjedhësi i Marokut, Regragui: Ne jemi Rocky Balboa i këtij Kampionati Botëror

Përzgjedhësi i Marokut, Walid Regragui, ishte në ‘qiellin e shtatë’ pas kualifikimit në gjysmëfinale të Kupës së Botës.

Maroku mposhti Portugalinë (1-0) në ndeshjen çerekfinale të luajtur në “Al Thumama” në Doha.

47-vjeçari i ka dhënë merita skuadrat së tij që edhe përkundër lëndimeve, ata që u futën dhanë më të mirën.

“Pas Spanjës, ne arritëm të triumfonim edhe ndaj një skuadre të madhe si Portugalia. Dhamë gjithçka, kemi ende lojtarë të dëmtuar, por ata që po luajnë e çuar veten deri në rraskapitje. Ky grup ka një gjendje shpirtërore të jashtëzakonshme”, ka thënë Regragui.

Ai bëhet trajneri i parë afrikan që çon për herë të parë në histori një skuadër afrikane në gjysmëfinale të Kupës së Botës.

“Para ndeshjes, u thashë djemve se ishte e nevojshme të shkruanin historinë për Afrikën! Jam shumë, shumë krenar për ta”, nënvizoi ai.

Gjatë fjalës së tij në konferencën për shtyp, Regragui iu referua filmit të famshëm “Rocky”, me protagonist Sylvester Stallonen.

“Ne jemi Rocky Balboa i këtij Botërori!”, deklaroi ai. /Telegrafi/