Telegrafi

Përzgjedhësi i Kosovës në futsall, Ramadan Cimili: Tani do të përgatitemi për Slloveninë

Kosova të dielën do të takohet me Slloveninë, në një ndeshje vendimtare për kualifikim në Kampionatin Botëror.

Ndeshja fillon në ora 20.00 dhe pritet të jetë e fortë, pasi të dy skuadrave iu duhet fitorja.

Pas ndeshjes me Maqedoninë që Kosova e fitoi 7-5, ka folur edhe përzgjedhësi Ramadan Cimili.

“Në pjesën e parë mbizotëruam dhe kishim edhe lojën edhe rezultatin në të mirën tonë. Në pjesën e dytë ekipi patë rënie sa gati e rrezikuam fitoren”.

“Mendoj se edhe psikologjikisht djemtë disa ranë dhe bën gabime të shumta, përveç mungesës edhe të forcës fizike. Si do që të jetë në fund arritën të këndellën dhe e fituam ndeshjen”.

“Tash kemi një ditë pushim dhe kemi mundësi të përgatitemi më mirë kundër Sllovenisë”, ka thënë Cimili. /Telegrafi/