Site icon Telegrafi

Përzgjedhësi i Danimarkës, Hjulmand: Kjo mbrëmje tregoi se sa ka rëndësi jeta

Përzgjedhësi i Danimarkës, Kasper Hjulmand ka folur pas ndeshjes me Finlandën nga e cila u mposht me rezultat minimal 1-0, por që rezultati nga kjo ndeshje nuk ishte i rëndësisë primare për shkak të asaj që ndodhi me mesfushorin Christian Eriksen.

Mesfushori danez ra në tok dhe mbeti pa ndjenja, por intervenimi i shpejtë i stafit mjekësor bëri që të parandalohet më e keqja.

“Kjo mbrëmje u kujtoi të gjithëve atë që ka vërtet rëndësi në jetë. Marrëdhëniet e vlefshme njerëzore, njerëzit përreth nesh. Familja. Miqtë. Kemi një grup lojtarësh që nuk mund t’i lavdëroj mjaftueshëm”, ka thënë Hjulmand .

https://twitter.com/FCBarcelonaFl/status/1403820991269244928

Më tutje, Hjulmand tregoi se UEFA iu propozoi që ndeshja të zhvillohej nesër më fillim nga ora 12:00, por ata zgjodhën që ajo të luhet sonte.

“UEFA propozoi opsionin e rifillimit të lojës nesër në 12, por në fund ne zgjodhëm të luanim gjithsesi sot”, përfundoi ai. /Telegrafi/

Luani dhe fitoni shpërblime këtu >

Më shumë lajme nga kampionati Euro 2020 >

Exit mobile version