Telegrafi

Përzgjedhësi i Danimarkës, Hjulmand: Kam përjetuar emocione të mëdha këto javë, sa kam përjetuar gjithë jetën

Përzgjedhësi i Danimarkës, Kasper Hjulmand do të sfidojë Anglinë në Wembley, në sfidën më të rëndësishme mes tyre në histori, pasi kjo përballje vlen një biletë për në finalen e madhe të kampionatit evropianit,

Ndjesi që Danimarka e ka provuar në vitin 1992 kur erdhi nga pushimet dhe arriti të shpallej kampione e Evropës.

Përpara kësaj sfide trajneri Kasper Hjulmand është shfaqur optimist duke nënvizuar se Danimarka e tij nuk ka aspak frikë nga Anglia.

“Gjatë këtyre tre javëve të fundit kam përjetuar më shumë emocione sesa përgjatë gjithë jetës time. Ka qenë me të vërtet të çmendura. Ne u përballëm me vdekjen në një mënyrë në një mënyrë që kurrë nuk e kisha menduar dhe imagjinuar”.

“Ne për pak sa nuk humbëm, lojtarin tonë më të mirë, shokun tonë më të mirë, zemrën e skuadrës. Situata që përjetuam me Christian Eriksen na dha forcë për të vazhduar përpara me më shumë besim dhe për fatin tonë mirë në tre ndeshjet e fundit kemi zhvilluar një futboll fantastik që na ka sjellë këtu ku jemi”.

“Unë jam shumë i lumtur për mbështetjen dhe dashurinë që na përcjellë populli danez dhe për këtë duam t’ua shpërblejmë. Tani vëmendja jonë shkon te sfida ndaj Anglisë në të cilën do të kërkojmë të marrim maksimumin edhe pse objektivin tonë kryesor në këtë Evropian e kemi arritur”, ka thënë Hjulmand .

Hjulmand ka shtuar se Danimarka kanë filozofinë e saj dhe nuk i frikësohet Anglisë.

“Ne nuk kemi frikë nga Anglia por mendoj që edhe ata nuk kanë frikë nga ne. Nuk mendoj që Anglia ka ndonjë pikë të dobët, por unë jam i bindur që ndaj çdo rivali në këtë Evropian mund të gjesh hapësira për të pasuar topin, për të sulmuar dhe për të shënuar”.

“Megjithatë Anglia është një skuadër e kompletuar dhe mendoj se ndaj tyre misioni ynë për t’u kualifikuar do të jetë shumë i vështirë”, deklaroi ai. /Telegrafi/