Telegrafi

Përzgjedhësi i Bullgarisë, Krasimir Balakov jep dorëheqjen pas abuzimit racist të lojtarëve anglezë

Përzgjedhësi i Bullgarisë, Krasimir Balakov ka dhënë dorëheqjen vetëm katër ditë pasi lojtarët e Anglisë iu nënshtruan abuzimit racist nga tifozët e vendit të tij.

Pasojat nga abuzimi racist që pësuan lojtarët e Anglisë gjatë kualifikimit në Euro 2020 të hënën në mbrëmje, kanë vazhduar edhe sot  me Balakov që ka dhënë dorëheqje, që është e dyta e profilit të lartë, pas kreut të Federatës së futbollit të Bullgarisë, Borislav Mihaylov.

Me të së bashku kanë dhënë dorëheqje edhe i gjithë bordi drejtues i federatës.

Pas ndeshjes, të cilën gjyqtari e ndal dy herë për shkak të abuzimit dhe Anglia gati sa e braktisi ndeshjen në gjysmën e pjesës së parë, trajneri kishte mohuar të këtë dëgjuar ndonjë zhurmë majmuni ose abuzimi tjetër.

Por të mërkurën ai më në fund kërkoi falje dhe e dënoi abuzimin, në një deklaratë, duke thënë: “Unë dënoj me forcë dhe kundërshtoj racizmin si një normë sjelljeje që bie në kundërshtim me marrëdhëniet moderne njerëzore”.

“Kjo është një paragjykim që vjen nga e kaluara që duhet të zhduket përgjithmonë”.

“Dua të them diçka shumë të qartë: duke pasur parasysh që ka pasur fyerje mbi një bazë të tillë, unë, si trajner i Kombëtares, kërkoj falje nga futbollistët anglezë dhe të gjithë ata që ndjehen të lënduar”, duke e konfirmuar edhe dorqëheqjen e tij. /Telegrafi/