Përzgjedhësi i Bullgarisë, Krasimir Balakov ka dhënë dorëheqjen vetëm katër ditë pasi lojtarët e Anglisë iu nënshtruan abuzimit racist nga tifozët e vendit të tij.
Pasojat nga abuzimi racist që pësuan lojtarët e Anglisë gjatë kualifikimit në Euro 2020 të hënën në mbrëmje, kanë vazhduar edhe sot me Balakov që ka dhënë dorëheqje, që është e dyta e profilit të lartë, pas kreut të Federatës së futbollit të Bullgarisë, Borislav Mihaylov.
Me të së bashku kanë dhënë dorëheqje edhe i gjithë bordi drejtues i federatës.
Pas ndeshjes, të cilën gjyqtari e ndal dy herë për shkak të abuzimit dhe Anglia gati sa e braktisi ndeshjen në gjysmën e pjesës së parë, trajneri kishte mohuar të këtë dëgjuar ndonjë zhurmë majmuni ose abuzimi tjetër.
Por të mërkurën ai më në fund kërkoi falje dhe e dënoi abuzimin, në një deklaratë, duke thënë: “Unë dënoj me forcë dhe kundërshtoj racizmin si një normë sjelljeje që bie në kundërshtim me marrëdhëniet moderne njerëzore”.
“Kjo është një paragjykim që vjen nga e kaluara që duhet të zhduket përgjithmonë”.
Bulgaria manager, Krasimir Balakov resigns after interview with me post match, saying he didn’t hear the monkey chants, and wouldn’t apologise unless UEFA proved they’d happened. Entire Bulgarian FU board has also resigned, with the President. Now a total void of power. #england
— Rob Dorsett (@RobDorsettSky) October 18, 2019
“Dua të them diçka shumë të qartë: duke pasur parasysh që ka pasur fyerje mbi një bazë të tillë, unë, si trajner i Kombëtares, kërkoj falje nga futbollistët anglezë dhe të gjithë ata që ndjehen të lënduar”, duke e konfirmuar edhe dorqëheqjen e tij. /Telegrafi/