Site icon Telegrafi

Përveç shumë gjërave që nuk shkonin mirë te Bayern Munich, një fundjavë romantike me gazetaren i kushtoi shtrenjtë Nagelsmann

Bayern Munich konfirmoi shkarkimin e trajnerit Julian Nagelsmann, duke e zëvendësuar me Thomas Tuchel.

Së bashku me Nagelsmann, ndihmës trajnerët Dino Toppmoller, Benjamin Gluck dhe Xaver Zembrod po ashtu u shkarkuan.

Mediat gjermane raportuan SE arsyet e shkarkimit të Nagelsmann, ishin forma jokonsistente në Bundesligë dhe një numër i madh dështimesh këtë sezon.

Gjithashtu, Nagelsmann thuhet se ka humbur dhomën e zhveshjes, ku lojtarët kryesorë nuk i besonin më dhe vendimet e tij taktike ishin të dyshimta.

Për këtë ka kontribuar edhe fakti se ish-gazetarja e Bild, Lena Wurzenberger është në një lidhje me Nagelsmann, e cila dikur ishte përgjegjëse për raportimin e ngjarjeve në Bayern Munich dhe që dha dorëheqjen nga gazeta e famshme pasi u bë e ditur se ata kishin një lidhje.

Lojtarët nuk e morën mirë dhe lajmi tronditi dhomën e zhveshjes, gjë që shkaktoi mungesë besimi pasi lojtarët nuk mund të komunikonin në mënyrën si dikur, sepse do të dilte në Bild dhe vazhdimisht shprehnin mosbesim.

Për t’i bërë gjërat edhe më keq, Nagelsmann shkoi për skijim me të dashurën e tij në mes të sezonit disa ditë më parë dhe i dha pushim skuadrës pas humbjes nga Bayer Leverkusen, që ishte kulmi.

Nagelsmann u vendos si trajner i Bayern Munich në vitin 2021, pasi aventurave me Hoffenheim dhe RB Leipzig. /Telegrafi/

Exit mobile version