Është bërë përurimi i urës që kalon mbi lumin Erenik, si dhe shtegu i ecjes në Shkugëz, projekt ky i financuar nga Komuna e Gjakovës dhe që kap vlerën prej 132 mijë eurosh.
Pas realizimit të këtij projekti ura mbi lumin Erenik është e kalueshme për të gjithë.
Ndërsa projekti i radhës që do të realizohet në këtë pjesë të qytetit është vendosja e shtyllave të ndriçimit publik.