Telegrafi

Përurohet stacioni i ri i autobusëve në Podujevë

Të mërkurën është përuruar projekti i stacionit të ri të autobusëve, në Podujevë.

Ky përurim është bërë me rastin e 25-vjetorit të çlirimit të Podujevës, transmeton Telegrafi.

Në ceremoninë e përurimit të këtij projekti, kryetari i komunës, Shpejtim Bulliqi ka thënë se ky stacion që ka marrë një pamje të mrekullueshme do të shërbejë edhe për linjat ndërkombëtare, thuhet në komunikatën e komunës.

Foto gjatë përurimit

Ai ka theksuar se projekti i stacionit të ri është realizuar në bashkëfinancim me Ministrinë e Zhvillimit Rajonal, vlera totale e të cilit është 1.3 milionë euro, ku MZHR-ja ka participuar me 600 mijë euro, pjesa tjetër e projektit është financuar me buxhet komunal.

Foto gjatë përurimit

Ndërkaq Ministri i Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka, ka thënë se ky projekt është i rëndësishëm jo vetëm për komunën e Podujevës, por edhe më gjerë.

Stacioni i autobusëve, Podujevë

Ai ka bërë të ditur se do të ndihmojnë komunën e Podujevës edhe në realizimin e projektit të Tregut të Gjelbër, i cili pritet të ndërtohet në vendin ku ka qenë deri tash stacioni i vjetër i autobusëve, përfundon komunikata./Telegrafi/