Komuna e Shtimes ka përuruar vendosjen e 650 shtyllave elektrike për ndriçim publik në qyet dhe disa lokalitete. Kjo komunë ka njoftuar se bashkë me ministrin Elbert Krasniqi, kanë inaguruar këtë projekt.
“Ky projekt, i cili përfshin vendosjen e 650 shtyllave të ndriçimit publik, përmbush një nevojë të kahmotshme të banorëve. Ministri Krasniqi, theksoi rëndësinë e bashkëpunimit mes institucioneve qendrore dhe lokale për realizimin e projekteve që ndikojnë drejtpërdrejt në përditshmërinë e qytetarëve. Ndërsa, kryetari Aliu tha se, ky investim është një hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të infrastrukturës dhe cilësisë së jetës për qytetarët, duke rritur sigurinë dhe funksionalitetin e hapësirave publike gjatë natës”, thuhet në njoftimin e kësaj komune. /Telegrafi/