Sot është përuruar parku rekreativ në Lumadh të Vushtrrisë.
Ky investim ka vlerën rreth 150 mijë euro, shkruan Telegrafi.
Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka thënë se ky park rekreativ ka kënd të lodrave, shtigje për ecje, hapësirë të gjelbër e të tjerë.
“I shtrirë në 1.7 hektarë, parku rekreativ përmban kënd të lodrave, shtigje për ecje, ndriçim, ulëse, hapësirë të gjelbër dhe drunj dekorativ, duke ofruar një hapësirë të këndshme për të gjithë banorët e kësaj zone”, ka thënë Idrizi. /Telegrafi/