Site icon Telegrafi

Përurohet kabineti i robotikës në shkollën teknike “Arkitekt Sinani” në Mitrovicë

Pamje nga përurimi i kabinetit të robotikës

Gjatë ditës së sotme, në shkollën e Mesme të Lartë Teknike “Arkitekt Sinani” në Mitrovicë është bërë përurimi i kabinetit të robotikës.

Ky kabinet i robotikës u mundësua falë donacionit të KFOR-it turk, shkruan Telegrafi.

Në përurimin e këtij kabineti morën pjesë nënkryetari i komunës, Arian Tahiri, drejtoresha e drejtorisë së Arsimit, Drita Kadriu, përfaqësues të KFOR-it turk, ambasadori i Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı, drejtori i ShMLT, “Arkitekt Sinani” Sami Rama, si dhe mësimdhënës.

“Në fjalën e tij nënkryetari z.Arian Tahiri, ka falënderuar pjesëtarët turk të KFOR-it për këtë bashkëpunim, duke thënë se ky kabinet do të jetë i mirëseardhur për nxënësit tanë të cilët janë të interesuar për robotikë”, thuhet në njoftimin e Komunës së Mitrovicës.

Ky kabinet përmban kompjuterë, printerë dhe të gjitha mjetet tjera përcjellëse, ku nxënësit e kësaj shkolle do të kenë mundësi që të kuptojnë konceptet e kodimit, e në të njëjtën kohë të jenë në hap me zhvillimet teknologjike. /Telegrafi/

Exit mobile version