Është përuruar kabineti i robotikës në Gjimnazin Natyror “Xhavit Ahmeti”, projekt ky i cili është financuar nga Republika e Turqisë dhe implementuar nga Forcat e Armatosura të Turqisë në KFOR.
Këtë projekt, drejtori i kësaj shkolle, Bekim Mustafa, e ka cilësuar si një mbështetje të jashtëzakonshme për nxënësit në përsosjen profesionale në fushën e teknologjisë.
Ai falënderoi Republikën e Turqisë, për mbështetjen e vazhdueshme me besimin se ky bashkëpunim i vendosur mbi baza të shëndosha në kërkim të dijes e suksesit do të vazhdojë të thellohet.
Ndërsa, nënkryetarja Leonora Morina Bunjaku, në emër të kryetarit të Gjilanit Alban Hyseni, falënderoi Republikën e Turqisë për këtë mbështetje, duke theksuar se ky projekt do ta lehtësoj punën e mësimdhënësve.
“Ky projekt do ta lehtësoj punën e mësimdhënësve si dhe sipas saj do t’iu mundësoj nxënësve që të zhvillohen në hap me kohën sa i përket teknologjisë së avansuar”, ka theksuar ajo.
Në emër të Kryesisë së Këshillit Turk në Kosovë, komandanti i Forcave të Armatosura Turke (KFOR) Zafer Sağlam, vlerêsoi lartë projektin e realizuar të kabitetit të robotikës, duke e quajtur një dritare të re për dije.
Ai premtoi vazhdimin e projekteve tjera sidomos në fushën e arsimit.
“Është e natyrshme që miqtë të mbështesin njëri-tjetrin, e shumë janë të rëndësishme investimet në fushën e arsimit, ngase invesimi më i madh për një shtet është investimi në fushën e arsimit, në gjeneratat e reja që janë e ardhmja e një vendi” tha ambasadori i Turqisë në Kosovë.
Sipas tij investimet turke në Kosovë janë shumë me rëndêsi. /Telegrafi/