Qeveria në Peru në orët e vonshme të së shtunës, ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në Lima dhe tri rajone tjera.
Gjendja e jashtëzakonshme është futur për shkak të protestave kundër presidentit Dine Boluartea, ku si pasojë humbën jetën të paktën 42 persona, transmeton Telegrafi.
Kjo masë do të mbetet në fuqi për 30 ditë, duke autorizuar ushtrinë të intervenojë me qëllim që ruajtjes së rendit dhe të anulojë disa aktivitete siç janë kufizimi i lirisë dhe tubimet.
Protesta disa javore që rezultuan me dhjetëra të vdekur në Peru, me eskalimin e situatës në qytetin Kusk, detyroi qeverinë që më 13 janar si masë mbrojtëse të mbyllë aeroportin në qendrën turistike.
Mbështetësit e ish-presidentit Pedro Castilla, marshuan dhe barrikaduan rrugët në mbarë vendin, duke kërkuar zgjedhje të reja dhe shkarkimin e liderit aktual Dine Boluartea.
Pothuajse gjysma e viktimave humbën jetën në përleshjet e të hënës mbrëma në jug të rajonit Puno. /Telegrafi/