Telegrafi

Peruja e mbyll me fitore, por kthehet në shtëpi së bashku me Australinë

SOCHI, RUSSIA - JUNE 26: Mile Jedinak of Australia confronts Anderson Santamaria of Peru during the 2018 FIFA World Cup Russia group C match between Australia and Peru at Fisht Stadium on June 26, 2018 in Sochi, Russia. (Photo by Dean Mouhtaropoulos/Getty Images)

Peruja ka arritur të shënojë fitore përballë Australisë e rezultat 2-0, por që nuk i ka mjaftuar që të kalojë grupin.

Peruanët e morën shumë seriozisht takimin, duke mos dashur që të largohen pa fitore nga Rusia.

Në rastin e parë serioz arritën të shënon gol.

Andre Carrillo mori një top në zonë nga Guerrero, duke goditur me të parën për të shënuar për 1-0.

Pamje nga ndeshja (Getty Images)

Australia u përgjigj me Tom Rogic të Australisë, por që portieri ishte në vend.

Disa minuta pa u mbyllur pjesa e parë rrezikoi edhe Trent Sainsbury, ngta gjuajtja e mirë, por mbi portë.

Pjesa e parë u mbyll me epërsi të Perusë.

Paolo Guerrero e nisi me gol pjesën e dytë kur shënoi në minutën e 50-të.

Guerrero duke e festuar golin (Getty)

Australia provoi të kthehet në lojë, por që nuk arriti të bëjë më shumë, duke u eliminuar.

Franca dhe Danimarka kalojnë tutje nga Grupi C. /Telegrafi/