Telegrafi

Peruja bëhet me presidentin e tretë, në më pak se një javë

Kongresi i Perusë ka zgjedhur një President të ri të përkohshëm – kreu i tretë i shtetit në më pak se një javë.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, kongresmeni, Francisco Sagasti, një inxhinier dhe akademik 76-vjeçar, do ta drejtojë vendin deri vitin tjetër, ku pritet të mbahen zgjedhjet e ardhshme presidenciale.

Javën e kaluar, presidenti Martin Vizcarra, u shkarkua pas akuzave për ryshfet gjë që të cilën ai e ka mohuar; ky veprim i kreut ndezi protesta në të gjithë vendin.

Pas Vizcarras, detyrën e tij e ushtroi Manuel Merino, njëherësh ish-kryetari i Kongresit i cili ishte në postin e tij për pesë ditë.

Merino u detyrua të japë dorëheqje pas pesë ditëve për shkak të protestave në vend.

I treti president i cili erdhi në udhëheqje brenda pak ditësh, është Sagasti, i cili mori miratimin e Kongresit pasi siguroi minimumin e 60 votave të kërkuara. /Telegrafi/