Peruja duhet të bëjë pa lojtarin kryesor në dy ndeshjet ndaj Zelandës së Re.
Sipas Espn, Paolo Guerrero, ka dalë pozitiv në testet e anti dopingut për ndeshjen e zhvilluar me 5 tetor ndaj Argjentinës në Bombonera.
Lojtari ka hasur në probleme fizike në javët e fundit me skuadrën e tij Flamengo.
Sulmuesi tani duhet ta pres testin e dytë dhe nëse del në rregull mund të luajë në ndeshjet play-off.
Ndeshjet do të zhvillohen me 11 dhe 15 nëntor mes Perusë dhe Zelandës së Re.
Peru e ka mbyllur grupin në pozitën e pestë në Amerikën e Jugut. /Telegrafi/