Site icon Telegrafi

Përsoseni aftësinë e puthjes

Gjatë kohës sa zgjat puthja, trupi i njeriut prodhon materie të ndryshme të cilat ndikojnë më fuqishëm sesa vetë morfiumi.

Puthjet tek ne i nxisin emocionet më të ndryshme, andaj ndikojnë magjishëm, na mbushin me entuziazëm, me butësi, afsh, varësisht nga fuqia e emocioneve dhe ndjenjës së afërsisë.

Puthja në anën tjetër ka edhe efekte ngacmuese, që do të thotë ajo ngacmon ose eksiton hormonet e çdo individi, si mashkull ashtu dhe femër duke rritur dëshirë për marrëdhënie. Prandaj gjithmonë kur puthni duhet të keni parasysh disa detaje shumë të rëndësishme.

Së pari, relaksohu!
Lëshoje trupin dhe merr frymë thellë nëse të duhet. Fillo ngadalë dhe filloje nga qetësimi i vetes.

Ruani ritmin
Mos ia merr atij frymën me gjuhën tuaj nëse ai dëshiron të puthë vetëm me buzë dhe gojë të mbyllur. Trego vëmendje në gjuhën e lëvizjeve trupore dhe se si ai e përdor gjuhën për t’u lidhur me të. Nëse dëshironi të ndryshoni ritmin, bëjeni këtë gradualisht.

Kontrolloni gjuhën
Zgjoni pasionin kur pasioni të kërkon. Lëvize gjuhën. Nëse nuk je e sigurt, shiko se çfarë bën ai me gjuhën.

Zbulo
Lejoji vetes pak mundësi. Mos u mbyll vetëm brenda gojës. Eksploro me kujdes fytyrën e tij. Tregohu i sjellshëm dhe jo agresiv. Bëj kujdes me gjestet e tij dhe shiko se çfarë e kënaq atë më tepër.

Kujdesu për buzët të bukura
Buzët e thara, të çara mund ta prishin kënaqësinë e një puthjeje të butë. Mundohu të mos përdorësh të përdorësh tualet ose grimit të rëndë. Sa më shumë natyralë. /Telegrafi/

e.

Exit mobile version