Në vitin 2016, një anketim nga ‘Ipsos MORI’ kishte raportuar se numri i veganëve në Britani është rritur për 360% brenda dekadës.
Dhe shumë njerëz anë e mbanë botës kanë filluar ta shmangin mishin, si të motivuar nga përfitimet shëndetësore dhe nga mëshira për mirëqenien e kafshëve, transmeton Telegrafi.
Megjithatë, një anketim i ri sugjeron se personat të cilët konsumojnë mish bëjnë më shumë seks sesa vegjetarianët dhe veganët.
Hulumtimi, i cili i ka intervistuar 2,000 britanikë, ka zbuluar se 42 për qind e atyre që hanë mish të paktën një herë në ditë, bëjnë seks një herë në javë apo më shumë.
Ndërsa vetëm 16 për qind e vegjetarianëve kanë raportuar për të njëjtën gjë.
Sidoqoftë, nëse jeni person që parapëlqeni ngrënien e sasive të mëdha të mishit, ndoshta duhet të ngadalësoni pak.
Studimet tregojnë se pacientët me sëmundje të zemrës, të cilat shpeshherë ndërlidhen me konsumimin e tepër të mishit, priren të kenë edhe disfunksion erektil. /Telegrafi/