Telegrafi

Personat të cilët bezdisen nga gabimet drejtshkrimore, kanë një karakteristikë të rëndësishme

Nëse jeni person që futeni të lexoni një artikull apo ndonjë temë në ndonjë forum dhe kërkoni gabime drejtshkrimore, atëherë me siguri se jeni paksa introvert.

Një studim i vitit 2016, i publikuar në revistën Plos One, ka zbuluar se persona me lloje të caktuara të personalitetit kishin qenë më të zemëruar me gabimet drejtshkrimore sesa tjerët.

Studimi kishte rekrutuar 83 vullnetarë dhe u kishte kërkuar t’i vlerësojnë 12 përgjigje në një reklamë interneti ku kërkohej një mik i ri dhome.

Kësisoj, hulumtuesit kishin zbuluar se personat introvertë bezdisen më shumë nga gabimet drejtshkrimore. /Telegrafi/