Personat religjiozë që marrin pjesë rregullisht në grumbullime fetare kanë tendenca të jenë më të lumtur.
Studimi i kryer nga ‘Pew Research Centre’ ka krahasuar jetët e personave religjiozë me të atyre jo-religjiozë duke i analizuar të dhënat nga shumë shtete të ndryshme, duke përfshirë SHBA-në, Meksikën dhe Australinë.
Sipas rezultateve, personat që janë aktivë në ritualet fetare janë në përgjithësi më të lumtur dhe më të angazhuar si qytetarë – kjo e fundit nënkupton se ata janë më të prirë të votojnë në zgjedhje apo t’u bashkëngjiten punëve në komunitet.
Veç kësaj, studimi po ashtu ka zbuluar se përfshirja në grumbullime fetare ndërlidhet me zgjedhje më të shëndetshme në stil të jetesës, ku personat religjiozë raportojnë se pinë duhan apo konsumojnë alkool më pak sesa personat jobesimtarë.
Megjithatë, sa i përket ushtrimeve fizike dhe shkallës së obezitetit, studimi ka zbuluar se personat religjiozë nuk janë më të shëndetshëm sesa tjerët. /Telegrafi/